Nis mbledhja e Qeverisë, Kurti flet për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Ka nisue mbledhja e radhës e Qeverisë, meqë rast në fjalën hyrëse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Kurti tha se ndaj 18-vjeçares është shpërfaqur dhunë në mënyrë ç’njerëzore.

“Në formën më të rëndë dhe më ç’njerëzore është shfaqë dhuna mbi Marigonën, të cilës dje ia dhamë lamtumirën e fundit. U ndjemë të pafuqishëm përballë një vdekje të tillë”, tha ai.

Kryeministri tha se rasti i tillë nuk duhet të përsëritet më, ndërsa thotë se viktimën e njohëm nga dhuna që u ushtrua mbi të.

“Nuk guxoj ti mendoj momentet e fundit të jetës së një vajze të brishtë, kjo gjë nuk duhet të ndodhë më, pas një veprimi të tillë, na shuhen shpresat e na bien fuqitë. Vrasësi nuk ka njohur asgjë nga Marigona veç moshës së saj, viktimën e njohëm nga dhuna që u ushtrua për të, e të dyshuarin për vrasje nga biografia e tij”, shtoi ai.

Kryeministri ka ngushëlluar familjen e viktimës, duke thënë se përgjegjësia i takon tërë trupës shoqërore.

“Ne nuk duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet me emra grash, duhet edukuar shpirti dhe arsyeja, nuk mund të tolerohen. Drejtësia është çështje e shoqërisë në tërësi, respekti i tjetrës-tjetrës dhe njeriut. Sot ngushëllojmë familjarët e Marigonës, ndërkaq, përgjegjësia i takon tërë trupës shoqërore”, tha Kurti.