Ndahen shtatë milionë euro për lehonat dhe shtesat e fëmijëve

Në mbledhjen e Qeverisë është bërë plotësim-ndryshimin i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.

Po ashtu, ky plotësim-ndryshim, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.

Ndërkaq, ndarjen e mjeteve për lehonat dhe shtesat e fëmijëve qeveria kishte planifikuar që ta bëjë vitin e ardhshëm, por kjo do të ndodh brenda këtij viti.