Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja Fidelma Donlon do ta vizitojnë Kosovën më 7 shtator.
Kjo është bërë e ditur në njoftimin e Dhomave të Specializuara, ku ftohen medie për një “veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi”.
Trendafilova dhe Donlon do të flasin para medieve në Prishtinë më 7 shtator në orën 10.
Aty do të diskutohet për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.