Themeluesi miliarder i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, është fotografuar të martën duke ateruar në aeroportin e Los Angelesit me të dashurën e tij.
Ai dhe partnerja e tij shumë e përfolur, Lauren Sanchez, u panë duke mbërritur në Los Angeles me një avion privat prej 65 milionë dollarësh të martën, shkruan DailyMail.
Çifti u vu re ulur pranë njëri-tjetrit pranë një dritareje, ndërsa avioni po afrohej drejt bordit të zbritjes.
Jeff Bezos fotografohet me të dashurën duke ateruar në Los Angeles (Foto: Diggzy/Jesal/REX)
Miliarderi i “Amazon”, Bezos ishte i pari që doli nga aeroplani ndërsa Sanchez, e veshur me pantallona të bardha dhe bluzë të zezë, e ndoqi atë për në veturën përcjellëse.
Ndërkohë një ditë më pas, jahti luksoz i tipit “Flying Fox” me të cilin Bezos ka lundruar shumë herë është parë brigjeve të Sarandës mëngjesin e së mërkurës.
Jahti “Flying Fox” me të cilin ka lundruar Jeff Bezos shihet në Shqipëri (Foto: Ksamil Albania/Facebook)
Fotografitë e publikuara nga mediat në Shqipëri theksonin se jahti luksoz dhe miliarderi mund të gjendeshin potencialisht në trojet shqiptare për të blerë naftë pa akcizë.
Por mesa duket e vërteta qëndron se jahti në fjalë nuk është hera e parë që vjen në Sarandë, dhe se shkon atje çdo verë të furnizojë serbatorin dhe të shpërlajë depozitat e ujërave të zeza, dhe si i tillë i është dhënë me qira një agjencie turistike.
Jahti “Flying Fox” me të cilin ka lundruar Jeff Bezos shihet në Shqipëri (Foto: Ksamil Albania/Facebook)
Përndryshe, Bezos, 57 vjeç dhe Sanchez, 51 vjeçe të cilët aktualisht ndodhen në Los Angeles, filluan të takoheshin në vitin 2019, kur Bezos njoftoi se ai dhe gruaja e tij, MacKenzie Bezos, po divorcoheshin.
Sanchez, një reportere, ishte gjithashtu në mes të divorcit të saj me agjentin e talenteve të Hollywoodit, Patrick Whitesell.
Jeff Bezos fotografohet me të dashurën duke ateruar në Los Angeles (Foto: Diggzy/Jesal/REX)
Sanchez është fotografuar dy herë me një unazë në gishtin e fejesës që kur filloi të takohej me Bezos, edhe pse çifti nuk e kanë konfirmuar kurrë publikisht se janë të fejuar.
Udhëtimi i çiftit në Los Angeles vjen në mes të një beteje të nxehtë ligjore midis Bezos dhe NASA -s.
Jeff Bezos fotografohet me të dashurën duke ateruar në Los Angeles (Foto: Diggzy/Jesal/REX)
“Blue Origin”, kompania e fluturimit hapësinor të Bezos, kohët e fundit ngriti një padi kundër NASA-s, duke pretenduar se një kontratë 2.9 miliardë dollarëshe hënore iu dha padrejtësisht rivalit Elon Musk, ‘SpaceX’ në fillim të këtij viti.
Padia, e paraqitur në Gjykatën Amerikane të Kërkesave Federale të hënën, është e vulosur, por sipas një depozitimi tjetër, ajo “sfidon vlerësimin e paligjshëm dhe të pahijshëm të propozimeve të NASA-s”