Tashmë ka bërë bujë në media vrasja e 18-vjeçares nga bashkëshorti i saj.
Lajmin për vrasjen e Marigona Osmanit nga Ferizaj u bë mjaft me zë në mediat shqiptare ku bëri që fytyra të ndryshme publike të reagojnë menjëherë.
Artisti i njohur shqiptar Çun Lajçi, së fundi ka reaguar në rrjete sociale ku ndau disa vargje emocionuese për vrasjen e Marigonës.
Postimi i tij pa ndërprerje:
Nanë, a duhet heshtë
(Marigonë O)
M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët
m’treguet për jetën diçka edhe për turpin
m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova
s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë
Je femën thashë nuse e re duro
fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër
Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi
por s’treguen ç’asht dashnia
dhash shpirt para nji burri gjysëm burri
që s’diti ç’asht grueja
Nanë
Gjithçka më mësove
por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr
kurrë s’më kallxove.