Rreth 150 punëtorë të KEK-ut sot kanë protestuar në sheshet e Prishtinës dhe para Qeverisë së Kosovës për kthimin e Departamentit të Sigurisë Fizike në KEK.
Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica duke kërkuar kthimin e këtij departamenti tha se menaxhmenti i KEK-ut padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme kishte privatizuar dhe pasivizuar departamentin.
“Padrejtësisht është tenderuar dhe shitur departamenti, për interesa të menaxhmentit të kapur nga politika. Menaxhmenti po na mashtron ani se Bordi i përkohshëm ka kërkuar nga ai të themelohet një Komision punues për të vlerësuar privatizimin e këtij departamenti. Kërkojmë nga kjo qeveri që të marrë masa ndaj menaxhmentit për kthimin e këtij të departamenti pasi që në atë kohë kur ishin në opozitë na kanë mbështetur”, tha ai.
Ndërkaq, masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, nuk i respektuan disa protestues e as udhëheqës të sindikatës të cilët nuk kishin vendosur maskë.