Kayne dhe Irina janë ndarë.
Gjërat mes Kanye West dhe Irina Shayk nuk kanë qenë aspak serioze dhe duket se mes tyre nuk ka pasur vërtetë ndjenja. Një burim për “E! News” ka treguar se ata e dinin që nuk do të kishin një lidhje të konsoliduar dhe se thjesht shijuan për pak kohë shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Nuk ishte kurrë serioze. Kanye dëshironte të arrinte diçka me Irina-n që nuk kishte për të ndodhur. Ai ishte shumë i zënë me punë dhe ata ishin në vende të ndryshme. Megjithatë ata ruajnë miqësinë dhe kanë shumë respekt.
Ata e shijojnë shumë artin dhe muzikën dhe ishte kënaqësi për Kanye-n që të ishte në një lidhje me Irina-n teksa përfundonte albumin. Kanye ndihej i frymëzuar nga ajo dhe i pëlqente të ishte rrotull energjisë së saj. Por ajo nuk ishte një marrëdhënie ose nuk do të bëhej kurrë diçka serizoe”, ka thënë një burim.
Për të vërtetuar se mes tyre nuk ka hatërmbetje, burimi ka theksuar:
“Ata nuk janë parë për një muaj, por kanë qenë në kontakt dhe kanë shkruar disa herë së fundmi. Nuk ka hatërmbetje dhe me shumë mundësi ata do të shihen sërish me njëri-tjetrin në të ardhmen”
Ndërkohë Kanye West përflitet se është rikthyer sërish tek ish-i i tij, Kim Kardashian. Para pak ditësh ata shijuan së bashku një drekë në restorantin e preferuar të Kim dhe kjo zgjoi shpresat dhe një herë për një ribashkim të çiftit! Madje, prej disa ditësh fansat po dyshojnë se Kim dhe Kanye mund të kenë rregulluar marrëdhënien e tyre, pasi gjatë koncertit të albumit “Donda” të reperit, Kim ishte e para që e mbështeti në radhët e publikut dhe u shfaq e veshur matchy-matchy me Kanye-n.