Publikohet raporti i MSH-së, këta antibiotikë s’duhet përdorur nga pacientët me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhërrëfyesin klinik “Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19″.

Raporti i MSH-së jep të dhëna edhe rreth përdorimit të antibiotikëve, ku rekomandohet që pacientët me COVID-19 mos të përdorin antibiotikët Azitromicinë, doksiciklinë, ceftriakson, etj.

Sipas këtij raporti, antibiotikët thuhet se jepen vetëm në rastet kur ka konfirmim apo dyshim të bazuar klinik për praninë e bashkëinfeksionit apo infeksionit sekondar bacterial.

Në rast se pneumonia është shkaktuar nga COVID-19 dhe nuk ka dëshmi të infeksionit bakterial, atëherë duhet të ndalet dhënia e antibiotikëve, ndërsa nëse vazhdohet me antibiotikë, ato duhet të jepen për një kohëzgjatje totale prej 5 ditësh.

“Nëse nuk ka ndonjë indikacion për të vazhduar më tej, ndalni terapinë. Rishikoni përdorimin intravenoz të antibiotikëve brenda 48 orëve dhe shqyrtoni mundësinë për të kaluar në terapinë me antibiotikë oral. Konsultoni udhëzuesit përkatës për përdorimin dhe dozimin e përshtatshëm të antibiotikëve në popullacionet specifike të pacientëve, siç janë ata me dëmtime të mëlçisë apo veshkave, shtatzënat, nënat gjidhënëse dhe gjatë dhënies së antibiotikëve me rrugë intravenoze”, thuhet ndër të tjera në raport.

Udhërrëfyesi tregon se antibiotikët alternativë, në rast se sëmundja ka pasqyrë të lehtë klinike, nëse pacienti është alergjik ndaj penicilinës ose në rastet kur terapia me amoksicilinë është joadekuate (p.sh. dyshohet në pneumoni atipike) janë: Clarithromycin, Erythromycin (në shtatzëni), Doxycycline.

Raporti i plotë:

https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/08/UK-Menaxhimi-dhe-trajtimi-i-COVID-19-1.pdf?fbclid=IwAR3MCT1Gz3fgzA6-XBgaQjygW4-RLzvhzaJJi_GB9KqsUZ_m6x0GybfJrwE