Policia i sekuestron një personi revolen në Mitrovicë, kishte një mbishkrim

Mbrëmë rreth orës 00:05 në Mitrovicë, policia derisa ka qenë duke patrolluar ka ndalë një makinë, ku gjatë kontrollës tek shoferi M.K ka gjetur një revole.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se revola ngjyrë të zeze mbante mbishkrimin “Z”, të cilës i ishin fshirë numrat serik.

Sipas të njëjtave burime i dyshuari armen e kishte në brez me karikator të vendosur, në të cilën poashtu kishte tre fishekë.

Tutje mësohet se arma e lartëpërmendur është sekuestruar si dëshmi materiale. Rasti vazhdon të jetë nën hetime.