Nis protesta në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares, numër i madh i pjesëmarrësve

Në Ferizaj ka filluar protesta lidhur me rastin e vrasjes së 18 vjeçares, M.O.

Protesta “Drejtësi për gratë e vrara”, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave, po mbahet me një numër të madh pjesëmarrësish.

Në këtë protestë po kërkohet drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares, M.O.

Pjesëmarrësit mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, ndërsa kërkohet dënim maksimal të të dyshuarve.

Ndryshe, vrasja e 18-vjeçares të dielen në Ferizaj ka ngjallur reagime të shumta, një i dyshuar është arrestuar, ndërsa një tjetër vazhdon të jetë në kërkim nga policia.