Rënia e flokëve mund të prekë individët e çdo gjinie dhe çdo moshe, kështu që nëse keni problem me rënien e flokëve ekziston një zgjidhje e thjeshtë.
Një studim i botuar në Dermatologic Surgery Journal zbuloi se afërsisht 42 për qind e meshkujve midis moshës 18 dhe 49 vjeç kanë përjetuar rënie të madhe të flokëve dhe kjo gjendje prek miliona femra, me rënien e flokëve që zakonisht fillon në moshën e mesme.
Ndërsa ka një numër trajtimesh invazive që rikthejnë shkëlqimin e vjetër të flokëve, nuk keni pse të bëni trajtime të shtrenjta për t’i mbajtur flokët të harlisur dhe të shëndetshëm.
“Flokët e shëndetshëm varen përgjithësisht nga shëndeti i mirë”, shpjegon dermatologia Ailynne Marie Vergara-Wijangco, e cila thotë se flokët rrallohen ndjeshëm te personat me një mangësi të caktuar ushqyese, porse një shtesë e zakonshme mund të ndihmojë.
“Nëse flokët tuaj janë të rrallë ose keni vënë re se flokët po ju bien, provoni të merrni një multivitaminë. Flokët e shëndetshëm kanë nevojë për hekur, acid folik dhe zink për të qëndruar të trashë dhe të fortë: tre mikronutrientët gjenden zakonisht në multivitamina”, thotë Vergara-Wijangco duke vënë në dukje se është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj para se të shtoni vitamina të reja në rutinën tuaj të rregullt.
Për ata që tashmë marrin rregullisht multivitamina, ajo thotë se shtimi i acideve yndyrore mund të ndihmojë në mbajtjen e flokëve tuaj të njëjtë si më parë.
“Omega-3 ndihmon organizmin që të luftojë inflamacionin, shkakun rrënjësor të shumë gjendjeve. Humbja e parakohshme e flokëve gjithashtu mund të lidhet me inflamacionin. Omega-6, nga ana tjetër, është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të lëkurës”, shpjegon ajo, duke shtuar se, siç është rasti me multivitaminat, është gjithmonë mirë që të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor para se të merrni një shtesë të re të acidit yndyror.