Policia po vazhdon të shqiptojë tiketa për qytetarët që shkelin masat anti-COVID.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar 762 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Ndërsa, numri i tiketave të trafikut që u shqiptuan gjatë kësaj periudhe është 1 mijë e 420.
Aksidente trafiku me të lënduar ishin 26, ndërsa aksidente me dëme materiale 34.
Brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 28 persona, kurse 13 u dërguan në mbajtje.