BQK-ja bëhet me sindikatë funksionale

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është bërë me Sindikatë të re të punëtorëve.

Punëtorët e BQK-së kanë vendosur që të vet-organizohen për të ndjekur interesin e përbashkët. Ata kanë hapur një sindikatë.

Lajmi.net ka mësuar se sindikata e cila është themeluar para dy javësh quhet: “Sindikata e Punëtorëve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”. Ajo është regjistruar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me 3 Gusht 2021.

Lajmi.net ka mësuar se më herët ka qenë një sindikatë në këtë institucione, por nuk ka qenë funksionale.

Më 27 korrik 2010, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin nr. 03/L-209 për “Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”. BQK është pasardhëse e Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitave të këtij ligji, që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese.

Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave.