Kanosen dy inspektorë tatimorë në Suharekë

Dy inspektorë tatimorë janë kanosur nga dy pronarë të një biznesi privat në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Rasti ka ndodhur të martën mbrëma në fshatin Gjinoc të Suharekës, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Gjinoc, Suharekë 17.08.2021 – 21:10. Ankuesit meshkuj kosovarë, inspektor tatimor, kanë informuar se janë kanosur nga dy meshkuj kosovarë pronarët e një biznesi privat. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.