Tre filma nga Kosova u shpërblyen mbrëmë në Festivalin e Sarajevë

Tre filma nga Kosova u shpërblyen mbrëmë në Festivalin e Sarajevës.

Flaka Latifi, Era Balaj dhe Uratë Shabani, tri aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës” me regji nga Luana Bajrami, rrëmbyen mbrëmë zemrën e Sarajevës si aktoret më të mira.

Përderisa filmi “Në kërkim të Venerës” nga Norika Sefa fitoi Çmimin Special (Çmimin për promovimin e barazisë gjinore) dhe filmi i shkurtë “Pa vend” nga Samir Karahoda pranoi mirënjohje speciale nga juria e kategorisë së filmave të shkurtë.

Këto shpërblime janë vazhdimësi e suksesit ndërkombëtar për këta tre filma.

Në shkurt të këtij viti “Në kërkim të Venerës” kishte premirën në Festivalin e Roterdamit ku fitoi Çmimin Special të Jurisë, përderisa në korrik filmi i shkurtë “Pa vend” dhe filmi i gjatë “Luaneshat e Kodrës” kishin premierën në Festivalin e Kanës.