Situatë dramatike me Covid-19 në Kosovë, Arben Vitia thotë se do ta fitojë Prishtinën

Derisa Kosova ka shënuar rekord të ri të rasteve me Covid-119, ku vetëm brenda një dite kanë rezultuar 2250 raste pozitive e 4 viktima, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur i bindur se do të qeverisë me Prishtinën për katër vjetët e ardhshme.

Vitia në një deklarim para medie shtoi se 17 tetori nuk do ta gjejë më në udhëheqje si ministër i Shëndetësisë, pas kandidimit të tij për kryetar të komunë së Prishtinës.
Por ai u zotua që deri atëherë tha do jap maksimumin e tij në ministri.

“Unë jam në ministrinë e shëndetësisë dhe i gjithë fokusi im do jetë tek ministria e shëndetësisë dhe ju e dini që 17 tetori nuk do më gjejë tek ministria e shëndetësisë po deri atëherë do jap maksimumin tim”.

Ai ka folur edhe për strehimin e refugjatëve afganë duke thënë se njëjtë sikurse çdo qytetar me marrjen e masave të reja edhe ata do vaksinohen dhe do ju bëhet testi.

“I keni parë masat e reja andaj që secili qytetar që vije nga rreziku i lartë do të ju nënshtrohet testi e nëse është nevoja edhe do karantinohen, dhe ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar në këtë drejtim për karantinim”, deklaroi ai.

Vitia shtoi se ekipet e vaksinimit janë duke punuar me kapacitete të plota dhe se 300 ekipe janë duke operuar.
“Janë diku rreth 300 ekipe për vaksinim që po merren, dhe procesi po shkon mirë komunat kanë shpreh gatishmëri për t’i shtuar ekipet e kjo merr kohë shkaku i logjistikës por që për momentin është i shpejtë”, theksoi tutje ai.
Këto komente ai i bëri pas pranimi të donacionit të mbi 35 mijë vaksinave të ardhura nga ShBA-ja.