Khloe Kardashian është bërë temë kryesore në faqet rozë ditëve të fundit. Krejt kjo ka ndodhur për shkak të një imazhi të publikuar, i realizuar vite më parë, shkruan The Sun.
Po e njëjta fotografi ishte realizuar gjatë një organizimi, kur Kim dhe Kourtney kishin tentuar të regjistrohen në universitetin e Alabama.
Khloe ishte në mes të dy motrave të saj, derisa mezi njihej për shkak të ndryshimit që ka pasur ndër vite.
Ajo menjëherë u akuzua nga ndjekësit për operacione plastike, pasi nuk duket aspak e njëjta sikur vite më parë.
Derisa ka pranuar se ka bërë hundën, Khloe thuhet të ketë edhe operacione në fytyrë dhe në disa pjesë të trupit.