Ylli i shout “Saturday Night Live”, Colin Jost, ka konfirmuar lajmin se bashkëshortja e tij Scarlett Johansson është shtatzënë.
39-vjeçari Jost ishte duke performuar në skenën e një teatri në Connecticut, kur vendosi të flasë për ardhjen e fëmijës së tij të parë në jetë. Johansson kishte ngjallur spekulime në media dhe portalet online për një shtatzëni të mundshme, kjo për shkak se muajt e fundit nuk ka qenë fare prezente në ngjarjet e ndryshme të organizuara për promovimin e filmit të saj të ri, “Black Widow”, gjë që është e pazakontë për një aktore të nivelit të saj.
Në vend të kësaj, ylli i Hollywood-it u shfaq në intervista të shumta përmes aplikacionit “Zoom”, ku shihej vetëm pjesa bust e trupit të saj. Edhe banorët e The Hamptons ku aktorja jeton, e kanë pranuar se kohëve të fundit nuk e kanë parë atë shpesh edhe pse ata më parë shëtisnin pranë liqenit. Sipas banorëve atje, çifti i famshëm i showbiz-it zakonisht e kalon verën në Montauk. Aktorja 36-vjeçare ka një vajzë më ish-bashkëshortin, Romain Dauriac.