Fansat e Kourtney Kardashian po aludojnë se ajo është shtatzënë me të fejuarin e saj, Travis Barker.
Spekulimet erdhën për shkak të një imazhi që ajo ka publikuar me artistin, ndërsa ishte ulur në prehërin e tij, shkruan The Sun.
Zeshkania ishte parë e veshur me një fustan që i zbulonte tiparet trupore, e sidomos barkun.
Travis në anën tjetër po e përqafonte Kourtneyn, ndërsa dorën e kishte të vënë në njërën prej këmbëve të saj.
“Kourt është shtatzënë”, ka qenë një prej komenteve të fansave të saj. Një tjetër detaj i zbuluar tek ajo është ndalimi i përdorimit të akoolit, të cilën e ka përmendur edhe vet ajo.
Ajo veçse është nënë e tre fëmijëve, Mason, Penelope dhe Reighn, të cilët e ndan me ish-bashkëshortin Scott Disick.