Vaksinohet 16 vjeçari i parë në Kosovë

16 vjeçar i parë në Kosovë ka marrë vaksinën anti-COVID-19, në sallën ”1 Tetori”, në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur nëna e 16 vjeçarit, Dona Lluka, e cila gjithashtu ka kontribuar në procesin e vaksinimit sa ishte pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kur u angazhuam në procesin e vaksinimit, isha shumë e lumtur që isha pjesë në një mision, sa human për të moshuarit aq edhe fisnik për vendin!”, shkruan ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

“U vaksionua 16 vjeçari i parë ☺️
Përderisa isha pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë e kisha vetëm një shqetësim, që virusin mos ta barti tek fëmijët.
Kur u angazhuam në procesin e vaksinimit, isha shumë e lumtur që isha pjesë në një mision, sa human për të moshuarit aq edhe fisnik për vendin!
Sot, kur po vazhdon imunizimi i popullatës edhe ekipi menaxhues bashkë me profesionistët shëndetësorë po bëjnë punë të mrekullueshme këtu në Sallën “1 Tetori”, u vaksinua edhe djali im, Vleroni.
Vleroni është vetëm 16 vjeç dhe do të jetë një avokues i madh edhe tek bashkëmoshatarët e vet që edhe ata të vaksinohen, sepse ashtu edhe do të duhet të ndodh!
E tëra çfarë duhet të bëni është që të aplikoni me numër personal, në e-Kosova, merr konfirmimin dhe terminin e vaksinimit.
Vaksinohu!”.