Rita ‘shpërthen’ në lot në “The Voice Australia” kur kujton periudhën e vështirë të emigracionit: Isha vajza me pamjen jo normale në lagjen time

Rita Ora u përlot gjatë episodit të së martës në “The Voice Australia”.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop ishte e mbushur me emocione pasi shikoi performancën e konkurrentes Rebecca O’Connor, një imituese e Tina Tuner nga County Cork në Irlandë.

Rebecca shpjegoi se duke u rritur, ajo ishte “vajza e vetme me ngjyrë në fshat” dhe duke parë Tinën në televizor, kjo gjë e fuqizonte atë, shkruan DailyMail.

“Oh, Zoti im! Mami, ajo duket pak si unë!”, kujtoi Rebecca atë kohë.

Rita filloi të kishte më shumë empati për konkurrenten se sa nga të gjithë anëtarët e tjerë të jurisë, me të dëgjuar që Rebecca u rrit duke dëgjuar Tinën dhe u ngushëllua në dikë tjetër, si ajo, duke qenë një sukses i tillë.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” ka lindur në Kosovë nga prindër shqiptarë para se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar si një fëmijë i vogël.

“Kjo më prek, po, sepse kur isha duke u rritur – u transferova në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një [vjeç] – dhe siç sapo e thatë, unë nuk isha vajza me pamje normale në lagjen time”, filloi Rita.

“Sapo dëgjova Tinën – do të filloja të qaja – sepse për mua, ajo është idhulli im më i madh, më i madh në botë për kaq shumë arsye”, vazhdoi ajo.

“Sepse historia e saj është kaq frymëzuese. Për të fituar aq shumë sukses në moshën e saj – ajo nuk u bë me të vërtetë një artiste solo deri në fund të të tridhjetave”, theksoi artistja shqiptare.

“Dhe ajo kishte të gjitha ato probleme dhe vështirësi, dhe unë mendova me vete, nuk është kurrë vonë”, shtoi Rita, zëri i së cilës ishte i thyer dhe lotët i rridhnin në fytyrë.

“Faleminderit Zotit për artistët si Tina, dhe unë jam vetëm duke qarë sepse edhe ajo e bëri këtë për mua. Dhe ajo e ka bërë atë për kaq shumë njerëz të tjerë”, vazhdoi ajo.

Këngëtarja e hitit “For You” duhej të bënte një pushim të menjëhershëm, duke pranuar: “Unë nuk mund të flas, jam kaq emocionale”, para se të fshinte lotët nga fytyra e saj.

Si Rita ashtu edhe kolegia e saj, trajnerja tjetër Jess Mauboy kishin kthyer karriget për Rebeccën dhe Jess filloi të shpjegonte se si një australiane autoktone, edhe ajo i kuptonte përpjekjet e Rebeccës për t’u përshtatur.

“Edhe unë e kisha shumë të vështirë, mendoj, të rritesha në këtë vend, të isha kjo që jam dhe në aspektin kulturor…”, filloi Jess, para se Rita ta ndërpriste atë.

“Jess!”, bërtiti Rita duke e ndërprerë, para se t’i bënte thirrje Rebeccës se ajo do të ishte më e përshtatshme për të gjetur ‘këngët e duhura’ për të punuar.

“Unë besoj se mund të gjej edhe këngët e duhura”, u përpoq Jess të argumentonte, por mendja e Rebeccës ishte e vendosur – ajo zgjodhi Ritën, e cila tani do të jetë mentorja e saj përgjatë këtij rrugëtimi në “The Voice Australia”.