Nuk e respektuan orarin, ATK largon nga puna dy zyrtarë të saj

Pas verifikimit të fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në ATK më 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së për shkak të mungesave të paarsyeshme në punë mbi pesë ditë.

Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve iu është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me Ligjin për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër iu është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publik.

ATK është e zotuar për zero toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK fton qytetarët që për çfarëdo dyshimi që kanë te zyrtarët e Administratës Tatimore t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800 ose në e-mail adresën standardet.profesionale@atk-ks.org pasi, siç thuhet, vetëm në këtë mënyrë ATK do të arrij të ruaj dhe përmirësojë integritetin e saj, thuhet në komunikatë.