Juventus nuk pret largimin e CR7

Juventus është duke pritur që ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo të qëndrojë këtë verë.

36-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe së fundmi ka qenë i lidhur me kalimin te PSG ose rikthimin te Real Madrid.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka punuar me porguezin mes viteve 2013 dhe 2015 ka insistuar se kurrë nuk e ka konsideruar rikthimin e CR7.

Ndërkoë, dje edhe Ronaldo përmes një postimi bëri të ditur se ndihet i nervozuar dhe mos respektuar nga mediat.

Ndërsa, tani Sky Sports, raporton se Juventus nuk ka pranuar asnjë ofertë nga asnjë klub në verë, andaj kanë besim se do qëndrojë në Torino.

Ronaldo për Juventusin ka bërë 133 paraqitje duke shënuar 101 gola dhe dhuruar 22 asistime.