2 mijë e 110 raste me COVID-19 dhe katër viktima

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 10 mijë e 258 persona, nga të cilët 2 mijë e 110 rezultojnë pozitiv.

Gjatë kësaj periudhe, janë shënuar edhe katër vdekje.

Sot janë shëruar 130 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408

Në total numri i rasteve aktive është 12.159.

Ndryshe, Qeveria pritet që sot t’i miratojë masat e reja anti-COVID, pas shtimit të rasteve ditët e fundit.