Vitia mbledh krerët e institucioneve shëndetësore, diskutohet për masat e reja anti-COVID

Ditëve të fundit vendi po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19.

Kjo ka bërë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, këtë të martë të ftojë në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.

“Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19” thuhet në kumtesën e MSH-së.

Në njoftim nuk është treguar orari i mbledhjes.