Rreth 300 afganë pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda 24 orëve

Grupi i parë i shtetasve afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pritet të mbërrijë në Rinas gjatë 24 orëve.

Burime për Euronews Albania thanë se avioni i parë do të ulet me Rinas me rreth 300 shtetas afganë.

Strehimi i tyre do të bëhet në godinën e studentëve në Tiranë dhe në disa hotele në Durrës.

Shtetasit e pare afganë që do të vijnë në Shqipëri janë bashkëpunëtorë të SHBA dhe forcave të aleancës së NATO-s, të cilëve u rrezikohet jeta pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët.

Shumica e tyre janë përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan.

Përveç Shqipërisë, pranimin e afganëve deri më tani e kanë konfirmuar Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja.