Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit. Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj kushte për një mot të freskët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.