Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime anti-Covid janë kryer deri tani në vendin tonë. Shifrat janë konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë të vaksinohen.
“Shfrytëzoni ditët e mbetura të këtij muaji dhe vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.
Teksa numri i të infektuarve me Covid në vendin tonë ka pësuar rritje, për të gjitha grupmoshat plus 18 fushata e vaksinimit vijon të jetë e hapur.
Deri më tani në vendin tonë janë kryer më tepër se 1 milion e 290 mijë vaksinime ndërsa 562,418 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat. Ekspertët bëjnë thirrje për vaksinimin e qytetarëve pasi numri i infektimeve në vendin tonë po rritet me shpejtësi.