Tërmeti në Haiti, numri i të vdekurve arrin në 1 mijë e 297

Zyrtarët në Haiti kanë konfirmuar se të paktën 1 mijë e 297 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi vendin e Karaibeve.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar, derisa shumë shtëpi, kisha e shkolla janë të rrafshuara.

Një numër i madh njerëzish janë zhdukur dhe rreth 5 mijë e 700 janë plagosur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Jug-perëndimi i Haitit duket se ka pësuar dëmin më të madh, veçanërisht rrethima e qytetit Les Cayes.

Kryepeshkonti Abiade Lozama, njëherit edhe kreu i një kishe në Les Cayes përshkroi gjendjen pas tërmetit.

“Rrugët janë të mbushura me ulërima, njerëzit po kërkojnë për të dashurit e tyre, po kërkojnë edhe ndihmë mjekësore e ujë”, u shpreh ai.

Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte rreth 12 km nga qyteti Saint-Louis du Sud.