LDK-ja dorëzon në KQZ emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave e kuvendet komunale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për certifikim emrat e kandidatëve për kryetar komunash dhe kuvende komunale.

KQZ-ja deri në orën 12:00 ka pranuar aplikimet nga 49 subjekte politike, prej të cilave 14 parti politike, 18 iniciativa qytetare dhe 17 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 35 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 677 kandidatë për Kuvende Komunale.