Loredana dhe Mozzik padyshim që janë dy artistet që çdo herë kanë sjellë hite.
Çdo lëvizje e tyre shndërrohet në lajm dhe së fundmi çifti kanë qenë kryefjalë e mediave rozë.
Pak kohë pas ribashkimit, ku çifti rregulloi raportet si më së miri dhe paraljamëruan albumin “No rich parents”, siç duket prap ndodhi mes tyre një krizë në lidhje.
Postimet e tyre të njëpasnjëshme morën vëmendje, ishte Mozzik ai i cili shkroi: “Vetëm se të mungon dikush nuk do të thotë se ke nevojë për jetën tënde” dhe më pas reagoi edhe Loredana jo vetëm me fjalë por edhe duke postuar si foto tatauzhin me zemër të thyer, ku të gjithë dyshuan për ndarjen e tyre.
Ndërkohë që çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.
Së fundmi, Loredana ka postuar një imazh ku shfaqet me sy te mbyllur në një dhomë me Hanen dhe shkroi sipër imazhit “Kaq e lumtur”.
Nuk dihet nëse rep artistja kosovare po tregon kështu tërthorazi se ndihet e lumtur pas ndarjes nga Mozzik apo se asnjë lajm nuk është i vërtetë.