KQZ, deri në 12:00 aplikojnë 49 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 12:00, ka pranuar aplikimet nga 49 subjekte politike, prej të cilave 14 parti politike, 18 iniciativa qytetare dhe 17 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 35 kandidatë për kryetarë të Komunave dhe 677 kandidatë për Kuvende Komunale.

KQZ-ja është duke vazhduar të presë aplikimet nga subjektet politike. Afati përmbyllet në orën 16:00 të ditës së sotme, e hënë, 16 gusht.

PARTITË POLITIKE

Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend komunal në Gjilan;

Partia Demokratike e Unitetit ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;

Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;

Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;

Lista serbe ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune (Graçanicë, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Leposaviq, Novobërdë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Kllokot, Ranillug) dhe për Kuvende Komunale (Partesh, Pejë, Prishtinë, Zubin Potok, Graçanicë, Lipjan, Leposaviq, Rahovec, Zveçan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Ranillug, Shtërpcë, Vushtrri, Klinë, Mitrovicë e Veriut, Skenderaj);

Građanska Inicijativa Gore ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash;

Jedinstvena Goranska Partija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;

Kosova Adalet Tűrk Partisi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Mamushë;

Nasha Inicijativa ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;

Fjala ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Prishtinë dhe Kuvend Komunal në Prishtinë dhe Skenderaj;

Partia Balliste ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale në Pejë dhe Prishtinë;

Socijaldemokratska Unija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;

Pokret za Gora ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;

INICIATIVAT QYTETARE

Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;

Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;

Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;

Iniciativa Qytetare për Skenderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;

Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;

Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;

Iniciativa Qytetare Mogillë – Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

Reformimi Demokratik për Ferizajn ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

Gi Sloboda Strpce ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Shtërpcë;

Lista e Pavarur Bekim Jashari ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Skenderaj;

Mir – Ostanak ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Ranillug;

Unioni i Blakçorëve ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Podujevë;

Gradanska Inicijativa Bošnjaka Istok ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Istog;

Shqiptarët e Bashkuar ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë;

Iniciativa Qytetare Green për Drenas ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Drenas;

KANDIDATËT E PAVARUR

Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;

Radosh Repanoviq ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

Bojan Saiçiq ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;

Dragan Repanoviq ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar.