Frikë nga talebanët, pronari i sallonit të bukurisë lyen imazhet e modeleve në Kabul

Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli është në gjendje kaosi, pasi me mijëra qytetarë tentojnë të largohen.

Talebanët morën pushtetin një ditë më parë, ndërsa frika për atë që mund të ndodhë më pas është e madhe.

Megjithëse, militantët kanë premtuar paqe, populli afgan është në panik. Një burrë është parë të dielën duke lyer muret e një salloni bukurie, për të mbuluar imazhet e modeleve femra, nga frika e talebanëve.

Frika është se të drejtat e grave mund të shkelen sërish, pasi kujtimet janë ende të freskëta, para se në Afganistan të futej SHBA. Aktivistet e shquara të të drejtave të grave, mësueset dhe të divorcuarat janë ndër ato që ngrenë frikë nga fati i tmerrshëm me të cilin përballen gratë nëse talebanët rimarrin pushtetin.

Nën kontrollin e talebanëve në vitet 1990, gratë në Afganistan u detyruan në aparteidin gjinor dhe u detyruan të veshin burka, një veshje që mbulon kokën dhe trupin e një gruaje në publik.

Dhe, nën kërcënimin e ekzekutimit, vajzat u ndaluan nga arsimi i zakonshëm pas moshës 8 vjeçare duke i detyruar ato që donin të mësonin ta bënin këtë në shkolla sekrete.