FFK njofton se Presidenti Agim Ademi në bazë të kompetencave të tij, e ka emëruar sot Taulant Hodajn, ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së.
Hodaj ka qenë udhëheqës i Zyrës Ligjore të FFK-së, si dhe avokat i FFK-së, i cili e ka përfaqësuar FFK-në si në arenën ndërkombëtare edhe në atë vendore, teksa tash do të jetë edhe ud. Sekretar i Përgjithshëm.
Kujtojmë se sekretari i përgjithshëm i FFK-së më parë ishte Eroll Salihu, por ai para disa ditëve ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.