Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, si shkak i kthimit të mërgimtarëve në vendet ku ata punojnë dhe veprojnë.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës është raportuar se situata në dalje të pikave kufitare në Jarinje dhe Mutivodë është më e rënduar ndërsa në Merdarë pritjet kanë rënë ndjeshëm.
Në Jarinje qytetarët po presin deri në 3 orë në dalje ndërsa ne hyrje deri në 25 minuta. Kolona në hyrje nuk ka por në dalje ato arrijnë deri në 1 mijë e 500 metra.
Ndërsa në Mutivodë, pritjet në hyrje arrijnë deri ne 10 miniuta, ndërsa në dalje ato arrijnë deri në 3 orë. Kolona aty nuk ka, ndërsa në dalje ato arrijnë deri në 1 mijë metra.
Por gjendje më e lehtë është në Merdarë ku kolonat në hyrje arrijnë deri në 15 minuta, ndërsa në dalje ato arrijnë deri në 2 orë e 30 minuta. Kolonat në dalje arrijnë deri në 1000 metra ndërsa në hyrje nuk ka.