Një tërmet me magnitudë 7.2 shkallë të rihterit ka goditur Haitin mëngjesin e së shtunës, duke i shkaktuar viktima e dëme materiale.
Këtë e konfirmoi për CNN, Mbrojtja Civile e Haitit.
Tërmeti ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 13 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).
Nuk ka asnjë paralajmërim, këshillim ose kërcënim për cunami në zonë, sipas USGS.
Një tërmet me magnitudë 7.0 që goditi Haitin më 12 janar 2010, la të vdekur midis 220,000 dhe 300,000 njerëz dhe plagosur qindra mijëra të tjerë.