Policia ka filluar aksion, duke gjobitur ata që nuk po i mbajnë maskat pas vendimit të ri të Qeverisë.
Me vendosjen e masave të reja anti-COVID, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kthehet edhe përdorimi i maskës.
Policia e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka shtuar kontrollet në qendra tregtare, për të parë nëse po respektohen masat anti-COVID.
Në një fotografi të siguruar nga lajmi.net, pjesëtarët e Policisë së Kosovës shihen duke kontrolluar qytetarët në “Albi Mall” lidhur me maskat.
Ndryshe, masat e reja të Qeverisë janë miratuar pas shtimit të rasteve të të infektuarve me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.370 raste dhe një viktimë.