Sinan Vllasaliu është treguar romantik.
Këngëtari i njohur kosovar ka pasur arsye ta bëjë këtë, pasi që gruaja e tij Teuta feston ditëlindjen.
Ndaj nuk mungoi urimi i përzemërt për bashkëshorten e tij të cilën edhe publiku e respekton shumë falë reputacionit të Sinanit.
“Urime zemër gjitha të mirat e jetës janë pak për ty”, ka shkruar Sinani sipër imazhit të këndshëm ku shfaqet i lumtur krahë bashkëshortes së tij Teutës.
Ndryshe, “Linda Linda” është kënga e fundit nga Sinani.