Departamenti Amerikan i Shtetit: Mbështesim “Ballkanin e Hapur” sipas rregullave të BE-së

WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 12: A sign stand outside the U.S. State Department September 12, 2012 in Washington, DC. U.S. Ambassador to Libya J. Christopher Stevens and three other Americans were killed in an attack on the U.S. Consulate in Benghazi, Libya. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Temperaturat e larta të përplasjes politike Tiranë-Prishtinë, u rritën edhe njëhërë tjetër këtë mes gushti.

Kësaj here molla e sherrit është iniciativa e Ballkanit të Hapur për të cilën kryeministri Edi Rama e përsërit se është ndërtuar mbi katër parimet e Bashkimit Europian dhe nuk është një shpikje alla-ballkanike.

Kryeministrat Edi Rama, homologu Zoran Zaev bashkë me presidentin e Serbisë Alekasandar Vuçiq, janë shprehur të gatshëm ta çojnë përpara këtë nismë edhe me vendet e tjera të rajonit, duke deklaruar se Shengeni Ballkanik tanimë i emërtuar Ballkani i Hapur gëzon mbështetje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një zëdhënës i DASH dha këtë përgjigje.

“Shtetet e Bashkuara me gjithëzemër mbështesin përpjekjet e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor në thellimin dhe forcimin përfshirës të integrimit ekonomik rajonal sipas rregullave dhe standardeve të BE-s”

Në një kohë kur Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë skeptikë madje dhe kundërshtues, të Ballkanit të Hapur, Departamenti Amerikan i Shtetit u thotë:

“Ne inkurajojmë udhëheqësit rajonal të kërkojnë mundësitë e reduktimit të barrierave tregtare, rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike dhe të ndërtojnë në mënyrë të integruar rajonale dhe estetike ekonomitë që u shërbejnë qytetarëve të tyre”.

Qeveria Amerikane në përgjigjen dhënë Top Channel thekson në mënyrë specifike rëndësinë e katër parimeve mbi të cilat është ngritur dhe po promovohet Ballkani i Hapur nga Rama, Zaev dhe Vuçiç.

“Duke krijuar “Common Regional Market” “Një treg të përbashkët Rajonal” të atillë që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, kjo është esenciale për të tërhequr investime dhe energji për rritje ekonomike”.

Në fund të qëndrimit, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë:

“Ballkani Perëndimor është një rajon me potenciale të jashtëzakonshme të pashfrytëzuara, mishëruar me një vizion e përpjekje të njerëzve për t’u bërë një rajon i lulëzuar e i begatë plotësisht i integruar në Unionin Europian”.