Edhe 1 mijë e 128 raste me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Po ashtu, brenda kësaj periudhe, janë konfirmuar tre vdekje.
Këto rezultate vijnë pas 6 mijë e 784 testimeve.
Raporti i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.
Në total numri i rasteve aktive është 5.493.