Sindikatat e Shëndetësisë kërkojnë takim urgjent me Kurtin pas rritjes së rasteve me COVID-19

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti.

FSSHK thotë se pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 dhe rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar e po ashtu gjendjes në institucionet shëndetësore, kanë kërkuar takim me kryeministrin Kurtin.

Nga FSSHK njoftojnë se në këtë takim do të diskutohet në lidhje me pagesën e shtesave bazë për punëtorët shëndetësorë.

“Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19,shtimit të numrit të spitalizuarve dhe gjendjes së përgjithshme të institucioneve shëndetësore,Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Zt. Albin Kurti në të cilin takim do të diskutohet në lidhje me pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për medie.