Një anije me flamur britanik është përmbytur afër ishullit Milos në Greqi.
Roja bregdetare greke tha se ka nisur operacioni i kërkimit për 17 personat që ndodheshin në anijen e përmbytur.
Autoritetet lokale thanë se nuk mund të vërtetohet menjëherë kombësia e personave të zhdukur, shkruan Reuters.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti dhe nuk janë publikuar hollësi për llojin e anijes së përfshirë në këtë rast.
Roja bregdetare greke tha se tri anije të saj dhe një barkë private, një helikopter i forcave detare dhe një helikopter i forcave ajrore janë duke marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.