“Kam gabuar pak”, edhe Shemi tërhiqet nga festivali i birrës në Korçë

I vetmi këngëtar kosovar që kishte pranuar ftesën të jetë pjesë e festivalit në Korçë ishte Shemsi Krasniqi.

Pas shumë kritikave që ka marrë dhe mesazhe të panumërta, ai ka anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë festival.

Duke publikuar një video ai është shprehur se ka gabuar pak.

“Unë kam menduar se kjo ka lidhje me artin, por po e shoh se nuk ka fare. Këtu kam gabuar pak, se unë jam artist, nuk merrem me politikë. Kjo ka marrë konotacion politik dhe për këtë arsye kam vendosur që të mos marr pjesë”, ka thënë ai.