FFK-ja ndihmon klubet e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë

Federata e Futbollit të Kosovës do t’i lirojë nga pagesat dhe detyrimet klubet e Ligës së Dytë dhe të Tretë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë një vendim për t’i ndihmuar klubet e Ligës së Dytë dhe të Tretë, duke ua mundësuar disa lehtësime në pagesa.

Pas arritjes së marrëveshjes për të drejtat televizive për Superligë dhe Ligën e Parë si dhe finalizimin e marrëveshjes së sponzorizimit të Ligës së Parë, nga të hyrat e të cilave përfitojnë klubet e këtyre ligave, tani FFK-ja do të fokusohet në mbështetjen e klubeve të Ligës së Dytë dhe të Tretë.

Këtë vit FFK do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjeve, duke i liruar nga pagesa të gjitha klubet e Ligës së dytë dhe të Tretë, duke krijuar një fond të veçantë për këtë.

Aktualisht, në Ligën e dytë janë 16 klube, derisa në të tretën mbi 30 prej tyre që do të përfitojnë nga këto lehtësime.