21 parti politike aplikojnë për të garuar në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë aplikimet nga subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Afati përfundon të hënën, më 16 gusht. Deri në këtë kohë subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve garues, qoftë në zgjedhjet për kryetarë të Komunave apo për Kuvende Komunale.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, tha se deri mesditën e së enjtes kanë pranuar aplikimet nga 21 subjekte politike, prej tyre 3 parti politike, 8 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 139 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 11 kandidatë për Kryetar Komune, në komuna të ndryshme.

Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim:

PARTITË POLITIKE

1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;

2. Partia Demokratike e Unitetit ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;

3. Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;

INICIATIVAT QYTETARE

1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;

4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;

5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;

6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;

7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;

8. Lista Guxo Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

KANDIDATËT E PAVARUR

1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;

4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;

6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;

8. Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;

9. Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;

10. Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;