Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1 mijë e gjashtë raste me COVID-19 dhe dy viktima.
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se janë gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 6784 mostra.
Nga 1 mijë e gjashtë rastet e reja, 19 janë fëmijë nga zero deri në 9 vjeç.
Vetëm dje të infektuar me këtë virus ishin 17 fëmijë nën moshën 10 vjeçare.
Sa i përket komunave, Prishtina prin me raste të reja, duke numëruar 198 raste gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa pas saj është Gjilani me 90.