Sulmuesi Lionel Messi zyrtarisht është lojtar i PSG-së.
Argjentinasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër.
Transferimi u zyrtarizua dje, derisa qysh në mëngjes tifozët kanë shprehur interesim për të blerë fanellën me numrin 30.
Qindra tifozë janë mbledhur para dyqanit të klubit duke pritur të hyjnë për të blerë fanellën e Messit.
Ndërkohë, argjentinasi në ora 11:00 do flas në konferencë për shtyp.