Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka bërë përgjegjës ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për keqmenaxhimin e pandemisë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 888 raste të reja me COVID-19.
Gjoshi thotë se Arben Vitia ka ikur nga betimi që ka dhënë si mjek dhe tani vëmendjen e ka vetëm tek pushteti në Prishtinë.
Këtë status ai e ilustroi me një foto, ku ministri Vitia shihej krah modeles, Zana Krasniqi.
Postimi i plotë:
“Dje 562 raste, e sot 888.
Keqmenaxhimi me pandeminë po na çon në greminë.
Nëse do të ishte kaq i interesuar dhe i shqetësuar për shëndetin e qytetarëve, Arben Vitia do t’i përkushtohej vetëm detyrës që e ka marrë.
Por, jo! Vitia po e lë shëndetin e qytetarëve buzë greminës dhe do t’i përkushtohet zgjedhjeve për Prishtinë.
Asnjë doktor i vërtetë nuk do ta braktiste shëndetin e qytetarit”.