Ekipi i Prishtinës mbërrin në Norvegji, nesër synon mrekullinë

Ekipi i Prishtinës ka mbërritur në Norvegji, aty ku nesër do përballet me Bodo/Glimt.

Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani ka mposhtur klubin norvegjez në “Fadil Vokrri” me rezultat 2 – 1, kurse tani synon ta mbajë rezultatin dhe të bëhet ekipi i parë kosovarë që siguron play-off në Evropë.

Prishtina përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se skaudra ka mbërritur në Norvegji.

“Ekspedita e FC Prishtina sapo ka mbërritur në Bodø,Norvegji”.

Ndërkohë, takimi mes Prishtinës dhe Bodo/Glimtit zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.