Një 17-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Renault” 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.
Emigrantëve u ishte premtuar që do të kalonin drejt vendeve të BE kundrejt një shume të caktuar, por ata u ndaluan në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, ndërsa u arrestua edhe O. Sh., 17 vjeç, banues në Elbasan, i cili po bënte dhe transportimin e tyre.
Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, janë shpallur në kërkim A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka rolin e organizatorit dhe Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës, bashkëpunëtor.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.